VIDEO / Ngjarje e shëmtuar në Korçë, Ramadan Ndreu godet me shkelm lojtarin e Skënderbeut. E mban nga krahët gjyqtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 20:57

VIDEO / Ngjarje e shëmtuar në Korçë, Ramadan Ndreu godet me shkelm lojtarin e Skënderbeut. E mban nga krahët gjyqtari

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit është përjetuar si një finale e vërtetë për mbijetesën dhe tensioni ishte i pashmangshëm në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes. Kjo ka bërë që sfida të mbyllet me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

bandicam 2021-12-18 20-54-08-357

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes. Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve. Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit,  Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës.


Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"