VIDEO/ Ndodh sërish çudia në Kupën e Afrikës, gjyqtari mbyll sfidën pas vetëm 85 minutash lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 17:15

VIDEO/ Ndodh sërish çudia në Kupën e Afrikës, gjyqtari mbyll sfidën pas vetëm 85 minutash lojë

Gjyqtari i sfidës Tunizi-Mali, në Kupën e Kombeve të Afrikës, u sulmua nga stafi teknik i skuadrës së Tunizisë, për arsye se e mbylli sfidën më shpejtë se koha e rregullt.

tunizi mali

Gjyqtari nga Zambia, Xhani Sikazue, i dha fund sfidës së 10 të Kupës së Kombeve në minutën e 85’. Pas gabimit të kryer, gjyqtari rifilloj sërish ndeshjen, por e mbylli atë sërish 20 sekonda para se të shkonte në minutën e 90’.

Kjo gjë duket se e nervozoi teknikun e Tunizisë dhe stafin e tij, ku të gjithë shkuan duke protestuar drejt gjyqtarit dhe duke i treguar orën. U detyrua ndërhyrja e forcave të rendit që Sikazue të dilte nga fusha.

Në pjesën e dytë të sfidës u akorduan dy penallti, një karton të kuq dhe u pa tre herë VAR-i dhe pritej që të kishte disa minuta shtesë. Por nuk ndodhi kështu, madje sfida u mbyll më shpejt seç duhej. Në fund, Mali arriti të fitonte me shifrat 1-0.

VAR-i është një risi në Kupën e Kombeve këtë vit dhe duket se nuk o funksionon ashtu siç pritej.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"