VIDEO/ Ndodh edhe kështu, arbitri godet yllin e Napolit gjatë ndeshjes me kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 15:32

VIDEO/ Ndodh edhe kështu, arbitri godet yllin e Napolit gjatë ndeshjes me kombëtaren

Meksika ka mposhtur me rezultatin 5-1 Bermudan ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për Konkakaf Liga e Kombeve.lozano_0

Megjithatë diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë zhvillimit, e cila po bën xhiron e internetit. Në minutën e 10’, kur ndeshja ishte në shifrat 0-0, arbitri ka dhënë një goditje dënimi për Meksikën.

Deri këtu gjithçka në rregull, por në momentin kur arbitri shkon tek vendi i goditjes së dënimit për të përcaktuar se ku duhej të vendosej topi, ai pa dashje godet sulmuesin, Hirving Lozano.

Menjëherë pas kësaj, arbitri i kërkon ndjesë futbollistit, i cili gjithashtu e kuptoi se asgjë nuk ishte e qëllimshme. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"