VIDEO/ Muçi si Bejl, fitore shqiptare në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:45

VIDEO/ Muçi si Bejl, fitore shqiptare në Ligën e Europës

Legia e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Europës duke mundur në transfertë 0-1 Spartakun e Moskës.

 muci

Goli i fitores për polakët erdhi nga stoli ku protagonist u bënë dy shqiptarë, Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati. Muçi u aktivizua në fushë 7 minuta para fundit të lojës duke u bërë menjëherë protagonist.

I sapo futur në fushë dhe i freskët 20-vjeçari bëri një mrekulli duke marrë krahun e majtë në një aksion që të kujton yllin e Realit Gareth Bejl që bëri të njëjtën manovër kundër Barcelonës në vitin 2014, për të dhënë më pas një pasim për Kastratin që nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Sprinti fantastik i Mucit dhe goli i Kastratit per Legian e Varshaves on Vidnews.

Festa e polakëve ishte e çmendur, dhe e gjitha falë këmbëve të Muçit që dita ditës po tregon vlerat e tij në skuadër kompetitive që u shpall kampione në Poloni sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"