VIDEO/ Moviola e Bujar Pregjës: Partizanit iu mohua një penallti e pastër
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj BATE Borisov në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Champions-it, teksa nuk munguan edhe rastet e moviolës.

Më flagrantja ishte ajo e minutës së 66-të, kur braziliani Da Silva u pengua dukshëm në hyrje ë zonës, por për gjyqtarin gjithçka ishte e rregullt. Ndërkohë edhe sipas specialistit të moviolës, Bujar Pregja, rasti i minutës së 66-të, ishte një penallti e pastër për Partizanin.

“Rasti më i diskutueshëm ishte momenti para shënimit të golit nga Partizani. Në pjesën e parë kemi një fall të pa dhënë për kapitenin Murataj në minutën e shtatë.
Në minutën e 22-të, nuk u akordua një goditje këndi për Partizanin, pas tentativës së Mba.
Momenti ndaj Da Silvës, ishte një penallti e pastër, një pengim i dukshëm. Duket e pastër që duhej ndëshkuar. Arbitri ka pasur pamje, ka qenë afër, nuk arrij ta kuptoj pse nuk e ka dhënë 11-metër”, u shpreh Bujar Pregja.
PANORAMASPORT.AL













