VIDEO/ “Mos dëgjoni lajme të rreme”, Kante prezantohet nga Benzema: Mirë se vjen në klubin më të mirë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 10:50

VIDEO/ “Mos dëgjoni lajme të rreme”, Kante prezantohet nga Benzema: Mirë se vjen në klubin më të mirë 

Ngolo Kante është zyrtarisht futbollist i Al Itihad. Mesfushori francez është prezantuar në orët e vona te skuadra arabe, aty ku pjesë e ekipit është edhe Karim Benzema. Ka qenë pikërisht sulmuesi francez ai që ka prezantuar patriotin e tij, duke i uruar mirëseardhje në skuadër.

kante

Me anë të një video mesazhi, Benzema shprehet se Kante është lojtari më i mirë në botë (box to box) ndërkohë që shton se ka shkuar në klubin më të mirë në Arabi. Kante e konsideron kënaqësi të jetë pjesë e skuadrës në të cilën luan një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Mos dëgjoni lajme të rreme! Kante është futbollist i Al Itihad tashmë”, shkruan klubi në prezantimin e mesfushorit që mbylli sezonin me Çelsin në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"