VIDEO / Milani i ri shpërbëhet në “Olimpiko”, Lacio e Strakoshës i jep leksion futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 18:01

VIDEO / Milani i ri shpërbëhet në “Olimpiko”, Lacio e Strakoshës i jep leksion futbolli

Milani i ri i Montelës ka dështuar në provën e parë të vërtetë në Serinë A. Kuqezinjtë, të rindërtuar nga e para gjatë verës me afrimin e shumë lojtarëve, kishin dhënë sinjale mjaft të mira në dy ndeshjet e para të Serisë A kundër Krotones dhe Kaljarit. Por ndaj një kundërshtari si Lacio, kuqezinjtë kanë treguar limitet e lojës së një ekipi të rindërtuar.

170923344-7ebd90f1-2e1f-41fc-aef1-c45f45acf85b

Në ndeshjen e filluar në orën 16:00 për shkak të reshjeve të shumta të shiut mbi Romë, Lacio përfitoi nga gabimet e prapavijës së Milanit, duke shënuar dy herë me Imobilen brenda pak minutash në fundin e pjesës ë parë. Goli i parë ishte një penallti, ndërsa i dyti erdhi pas një aksioni ku mbrojtja e Milanit la Imobilen të gjuante i qetë në portë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte edhe më i tmerrshëm për Milanin. Kuqezinjtë gabuan gjithçka menjëherë dhe pësuan golin e tretë përsëri nga Imobile, pas një aksioni spektakolar të Lacios. Goli i katërt, si vijim i një kundërsulmi të finalizuar nga Luis Alberto kur shënohej minuta e 50, bëri të qartë se në cilin drejtim do të shkonte ndeshja.


Milani u përpoq të reagonte, sidomos pas golit të Montolivos që shkurtoi diferencën në 4-1, por nuk kishte fuqi përpara Strakoshës, i cili bëri disa ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar katërkëndorin e tij, duke mos i dhënë mundësinë Milanit të ngjallte shpresat për një përmbysje. Fitorja ngjit Lacion përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa Milani tani është i gjashti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"