VIDEO/ Milani i papërmbajtshëm, eliminon Torinon dhe “peshkon” Juven në gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 23:27

VIDEO/ Milani i papërmbajtshëm, eliminon Torinon dhe “peshkon” Juven në gjysmëfinalen e Kupës

Milani ka mposhtur me rezultatin 4-2 Torinon në Kupën e Italisë, duke siguruar një kualifikim tepër të rëndësishëm për në gjysmëfinale. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

mILAN

Kuqezinjtë gjetën të parët golin e avantazhit me anë të Bonaventurës në minutën e 12-të, ndërkohë që Torino e Valter Maxarrit, i shtangu të gjithë duke përmbysur rezultatin në minutat 34 dhe 71 me anë të mbrojtësit Bremer.

Për të shpëtuar skuadrën nga një eliminim i hidhur mendoi futbollisti turk Çalhanoglu, i cili në minutën e 91-të, barazoi shifrat duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Milan 4-2

Në minutën e 106-të, ishte përsëri turku Çalhanoglu, i cili gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar dopietë personale. Për të vulosur këtë sfidë mendoi Zllatan Ibrahimoviç, i cili në minutën e 108-të, shënoi golin e 4-t. Në raundin pasardhës kuqezinjtë e Piolit do të përballen me Juventusin. Kjo sfidë do të jetë me sistemin vajtje-ardhje.

FT| Milan-Torino 4-2

Bonaventura 12′, Çalhanoglu 90+1′, 106′, Ibrahimoviç 109′ / Bremer 34’, 71′ 

Formacionet zyrtare:

Milan: Donaruma, Konti, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez Kastijeho, Kruniç, Benaser, Bonaventura, Rebiç, Piontek

Torino: Sirigu, Izzo, Nkulu, Bremer, De Silvestri, Rinkon, Lukiç, Aina, Verdi, Berenguer, Beloti

mil

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"