VIDEO/ Mesfushori shqiptar bën heroin, shënon vetëm 1 minutë pasi hyri në fushë duke eliminuar Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2021 | 20:58

VIDEO/ Mesfushori shqiptar bën heroin, shënon vetëm 1 minutë pasi hyri në fushë duke eliminuar Juventusin

Mesfushori shqiptar, Kleis Bozhanaj është bërë heroi i skuadrës së tij Empolit në sfidën që këta të fundit fituan ndaj Juventusit në çerekfinalen e play-off për titullin kampion të 19 vjeçarëve në Itali.

bozhanaj

20 vjeçari realizoi vetëm i minutë pasi u aktivizua në fushën e lojës, duke i dhënë avantazhin të tijëve që vazhdojnë më tej në gjysmëfinale ku do të përballet me 19 vjeçarët e Interit.

Bozhanaj është një talent mjaft premtues i cili është aktivizuar dhe më Kombëtaren e 19 vjeçarëve nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Ndërkohë në fushën e lojës ishte dhe futbollistit tjetër shqiptar, Kristjan Asllani i cili ishte i pafat duke goditur dhe dy herë shtyllën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"