VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares fiton penallti dhe e humb: E kuptoj trajnerin nëse zgjedh një gjuajtës tjetër nga tani e tutje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 18:21

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares fiton penallti dhe e humb: E kuptoj trajnerin nëse zgjedh një gjuajtës tjetër nga tani e tutje

Arbnor Muçolli ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes së Goteborg këtë fundjavë në kampionatin suedez. Por jo ashtu siç do të dëshironte ai. Mesfushori zhvilloi një lojë shumë të mirë gjatë sfidës, por rezultoi vendimtar në humbjen 1-0 përballë Halmshtad, duke shpërdoruar penallti.

fdggfdgfdgdfdgfdgfdgf

Në fundin e pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 për vendasit, Muçolli depërtoi në zonë por u rrëzua nga një ndërhyrje e parregullt, me gjyqtarin që nuk hezitoi të tregonte menjëherë nga pika e bardhë. Mesfushori i kombëtares mori përsipër vetë gjuajtjen, por gaboi pasi u neutralizua nga portieri i ekipit vendas.

SHIH VIDEON

“Jam i zhgënjyer, nëse do ta kisha shënuar, jam i bindur se do të fitonim ndeshjen”, tha ai pas humbjes 1-0. “Çfarë mendova para se të gjuaja? Thjesht që do ta shënoj. Nëse fitojmë tjetër, jam gati ta gjuaj. Por nëse trajneri do të vendosë për një tjetër gjuajtës, do ta respektoj 100%.

Kam qenë zgjedhja e parë e gjuajtjes së penalltive, nuk e di nëse do të ndërrojnë mendje apo jo. Kjo mënyrë se si gjuaja zakonisht ka funksionuar, por ndoshta duhet ndërruar”, tha Muçolli i cili ka realizuar 3 penallti në 6 tentativa për Goteborgun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"