VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares bën heroin, i shpëton jetën kundërshtarit që humbi ndjenjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 12:54

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares bën heroin, i shpëton jetën kundërshtarit që humbi ndjenjat

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë heroin në Rumani, teksa në ndeshjen e ditës së premte mes Universita Krakovia dhe Poli Iasi, kundërshtari, Valentin Mihaila humbi ndjenjat në fushë pas një goditje në nofull.

bandicam 2018-11-06 09-12-43-671

Qaka i ndodhur shumë pranë kundërshtarit që humbi ndjenjat, nuk ka nguruar t’i japë ndihmën e parë 18-vjeçarit, duke e kthyer në njërin krah. Ky veprim e ndihmon personin që humb ndjenjat në lirim e frymëmarrjes.

bandicam 2018-11-06 09-11-43-208

Më pas mbërritën mjekët e të dyja skuadrave dhe ambulance, që transportoi futbollistin drejt e në spital. Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij po stabilizohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"