Postuar: Nëntor 26, 2021 | 20:58
VIDEO / Merr fund makthi i dëmtimeve, Vasil Shkurtaj feston me gol kthimin në fushën e lojës
Vasil Shkurtaj ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer me gol në Kinë. Sulmuesi mungonte prej një kohe të gjatë në fushën e lojës.
Shkurtaj është dalluar në Superligën shqiptare në radhët e Luftëtarit e Kukësit, duke dalë edhe i dyti në listën e golashënuesve. Por ditën e djeshme në Ligën e Parë kineze, Shkurtaj ka luajtur ndeshjen e parë me ekipin e tij Jiangxi dhe ka qenë ai që ka shënuar golin e vetëm të sfidës në minutën e 17-të, duke i dhuruar fitoren skuadrës.
PANORAMASPORT.AL