VIDEO/ Merr formë “Arena Kombëtare”, FSHF publikon pamjet e impiantit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 22:30

VIDEO/ Merr formë “Arena Kombëtare”, FSHF publikon pamjet e impiantit

Vijojnë punimet me rritmë të shpejta, për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”. Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet më të fundit nga impianti i ri, ku duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.

Untitled-11

Ndërkohë që është ngritur edhe streha metalike me stadiumit. Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.

44158460_1811908705575017_4464087092183433216_o

Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e kampionatit Europian. Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"