VIDEO/ “Më shumë se një ndeshje futbolli”, media e njohur europiane reportazh emocionues për sfidën Kosovë-Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 19:03

VIDEO/ “Më shumë se një ndeshje futbolli”, media e njohur europiane reportazh emocionues për sfidën Kosovë-Angli

Sfida e 17 nëntorit Kosovë-Angli 0-4 dhe atmosfera entuziaste e krijuar në Prishtinë prej ditësh me radhë u bënë fokus i reportazhit të medias së njohur britanike të futbollit ‘’COPA 90’’.

Tifozet e Kosoves

Në një video me kohëzgjatje gati 8 minutash, përshkruhet konflikti i armatosur midis UÇK-së dhe ushtrisë së ish-Federatës Jugosllave në vitet 1998-1999, ngritja ekonomike e vendit pas luftës dhe mbi të gjitha, mënyrën se si futbolli në Kosovë arriti të bënte të njohur vendin në mbarë kontinetin europian.

Në këtë reportazh, tregohet se si lufta e përgjakshme nuk arriti ta vriste dëshirën për të luajtur futboll, ndërsa më tej tregohet se si Kosova arriti të krijojë identitetin e saj në arenën ndërkombëtare nëpërmjet rezultateve historike me përfaqësuesen ‘’Dardane’’.

Kosova

Kujtojmë që takimi Kosovë-Angli 0-4, i luajtur në 17 nëntor në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ tërhoqi vëmendjen e mediave europiane për përjetimin jo thjesht sportiv, por dhe për mikpritjen dhe kulturën e qytetarëve të Kosovës, të cilët japin një mbështetje të pakontestueshme Anglisë, njëri prej vendeve që u angazhua në bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës. Më poshtë mund të ndiqi reportazhin e plotë të ‘’COPA 90’’ për sfidën Kosovë-Angli 0-4:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"