VIDEO/ “Më duket sikur tavani po më bie mbi kokë”, Ilda Bejleri rrëfen tmerrin e përlotur: Kam filluar të besoj në… Zot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 0:20

VIDEO/ “Më duket sikur tavani po më bie mbi kokë”, Ilda Bejleri rrëfen tmerrin e përlotur: Kam filluar të besoj në… Zot

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, ndodhet prej 15 ditësh e izoluar në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Nëpërmjet një video të publikuar në “Instagram”, Ilda ndau me ndjekësit e tij, ketë moment të vështirë, duke treguar ankthin që po kalon, teksa tregon se ka filluar të besojë në Zot.

Ilda-400x218

Moderatorja sportive tregon gjithashtu se ka momente sikur tavani po i bie mbi kokë. Gjithashtu ajo iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve, që të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur një tragjedi të mundshme.

“Ka 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Pavarësisht se  njerëzit duket se e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto moment përveç koronavirusit. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën.

Duhet të mundohemi të qëndrojmë të qetë. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit çfarëdolloj feje që t’i përkisni që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë shumë kujdes pavarësisht se nuk jemi në situatën e Italisë apo Spanjës.sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi.

E di që janë momente të vështira. Unë hyj te ata njerëzit që e kanë shumë të vështirë të menaxhojnë stresin. Për të lexuar është e pamundur. Po marr shkaks nga fjalët e profetiti Muhamet i cili thote për malarjen: Nëse nuk ke rastisur aty ku ka qenë e keqja ose virusi, atëhere mos shko, qëndro brenda mos lëviz dhe ki besim te Zoti. Le të kemi pak besim te Zoti, të përpiqemi të bëjmë më të mirën, të rrimë të qetë, dhe të përpiqemi të mbrojmë të dashurit tanë, njerëzit që duam më shumë”, deklaron Ilda.


View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"