VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar i shënon Panathinaikosit, por ekipi i Kaçes siguron 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 19:40

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar i shënon Panathinaikosit, por ekipi i Kaçes siguron 3 pikët

Panathinaikosi mundi në transfertë me shifrat 1-3, ekipin e AEL Larisës. Ekipi i Ergys Kaçes, zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, me anë të Johanson. I njëjti lojtar ishte autor edhe i golit të dytë, në minutën e 63-të, ndërkohë që, lojtari shqiptar, Fatjon Andoni, nga pika e penalltisë, shkurtoi shifrat për Larisën.

fatjon andoni

Gjithsesi, Panathinaikos shënoi edhe golin e tretë në minutën e 89-të, po me penallti, me anën e Çatzixhovanis. Fatjon Andoni, luan në rolin e qendërmbrojtësit, dhe ky është sezoni i tretë me AEL Larisën, teksa në këtë takim la shenjë edhe me penalltinë e shënuar. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Suad Sahiti, ish-lojtari i Skënderbeut, e më pas u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërkohë që Kaçe ishte titullar në të gjithë sfidën.

Ndërkohë, titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar, i afruar në Shtator nga Panuçi në Kombëtaren A, Enea Mihaj, me ekipin e Panetolikos, ku në transfertë arritën barazim 1-1 ndaj Xanthit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"