Postuar: Korrik 4, 2023 | 18:41
VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës, i jep fitoren skuadrës së tij në miqësoren kundër grekëve të AEK
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Jon Mersinaj, ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren që Lokomotiva e Zagrebit luajti kundër AEK-ut të Athinës.

24-vjeçari arriti të godiste topin me kokë pas një goditje këndi, e cila u përplas në traversë dhe më pas shkoi në rrjetë në minutën e 28’.
Kaq i mjaftoi Lokomotivës së Zagrebit për të ruajtur rezultatin në këtë miqësore, me skuadrën kroate që arriti triumfin e dytë në po kaq ndeshje gjatë fazës përgatitore.
PANORAMASPORT.AL













