VIDEO/ Mançester Junajtid i mjaftojnë vetëm 20 minuta, surpriza e sezonit quhet Bërnli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 18:19

VIDEO/ Mançester Junajtid i mjaftojnë vetëm 20 minuta, surpriza e sezonit quhet Bërnli

Vetëm 20 minuta lojë i janë dashur djemve të Mourinjos për të rimarrë vendin e dytë të klasifikimit që e humbën për vetëm 2 orë pas fitores së Liverpool ndaj Kristal Palase.
Lukaku ka kaluar në epërsi vendasit pas vetëm 5 minutash lojë pas një asist nga blerja e re Sançez.
Më pas në minutën e 20 ishte vetë Sançez që realizon golin e qetësisë.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk ka shumë histori, me vendasit në epërsi të dukshme  në raste edhe në qarkullim topi.

mancester junajtid

Leicester arrin të marr një fitore mjaft të vuajtur në fushën e Brajton.Goli i fitores ka ardhur në minutën e 83 nga Viktor Iborra dhe më pas në të 95 Vardi mbyll llogaritë.

Njeukasëll arrin të fitojë përballë rivalit direkt për mbijetesë Hudërsfilld. Goli i fitores ka ardhur në minutën e 80 nga Perez pas një asist të marr nga Kenedy.

Ndeshje e flaktë për një barazim në shifrat 2-2 ka qenë ajo mes Ëatford dhe Bournemuth.
Kiko në minutën 13 kalon vendasit në avantazh por në të 43 barazon King me penallti. Sapo fillon pjesa e dytë Pereyra shënon përsëri për vendasit duke treguar se nuk do të ishte e lehtë për Bournemuth. Në minutën e 92 Defo arrin të barazojë. Të dyja  skuadrat gjenden në mesin e artë të tabelës.

West Hem i mjafton vetëm një pjesë për të marrë një fitore jetike përball rivalëve direkt për rënien nga kategoria. Mario në të 13 minutë, Arnautoviç në të 17’ dhe 49’ arrin t’i japin njëfarë qetësie ekipit lodinez.

Burnley është me afër vendit që të çon në Europë. Barnes në minutën  e 22 kalon miqtë në avantazh dhe më pas Wood dyfishon në pjesën e dytë. Goli i Rondon në të 83 vlen vetëm për statistikë. West Brom gjendet në vendin e fundit dhe nuk duket se po jep shenja jete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"