VIDEO/ Manaj kthehet në hero, shënon gol në minutat e fundit dhe i jep tre pikë të arta skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 23:00

VIDEO/ Manaj kthehet në hero, shënon gol në minutat e fundit dhe i jep tre pikë të arta skuadrës së tij

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj është kthyer sërish në protagonist për Sivasporin, duke gjetur kësaj radhe rrugën e rrjetës përballë Istanbulsporit.

manaj

26-vjeçari kuqezi e gjeti veten e lirë në minutën e 86’ të takimit, duke dalë i vetëm përballë portierit dhe duke shënuar, me rezultatin që shënoi 1-0.

VIDEO KËTU

Ky ishte goli numër gjashtë i Manajt në kampionat dhe i nënti në të gjitha kompeticionet, duke i dhënë një sinjal trajnerit Silvinjo që mund të jetë një zgjedhje për në Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"