VIDEO/ Magji në katër xhirot e fundit të Formula 1, Vershtapen rikthehet te fitorja në një garë të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2022 | 20:52

VIDEO/ Magji në katër xhirot e fundit të Formula 1, Vershtapen rikthehet te fitorja në një garë të çmendur

Kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, mori një fitore fantastike në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, ku la pas pilotin e Ferrarit, Sharls Lëklerk.

vershtapen

Holandezi u nis nga vendi i katërt, por për shkak të futjes së makinës së sigurisë në pistë dy herë u afrua shumë me Lëklerk, i cili humbi vendin e parë, ku kishin ngelur vetëm katër xhiro përpara fundit.

Podiumin e mbylli Karlos Sainz dhe në vendin e katërt doli Serxho Perez.

Një garë fantastike bëri dhe Luis Hemilton, i cili u nis nga vendi i 16 dhe shkoi deri në vendin e gjashtë, deri sa më pas e humbi për shkak se duhet të bënte ndalesën e detyruar në bokse, me renditjen përfundimtare që ishte vetëm i 10-i.

RENDITJA:

renditja

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"