VIDEO/ Lushnja e ndërtuar nga e para, Duro vë në punë futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2022 | 20:54

VIDEO/ Lushnja e ndërtuar nga e para, Duro vë në punë futbollistët

Skuadra e Lushnjës vijon përgatitjet për pjesëmarrjen në këtë edicion të Kategorisë së Parë ku “lagunarët” kërkojnë që të jenë protagonistë e të synojnë praninë mes ekipeve që luftojnë për ngjitjen në elitë.

lushnja duro

Ekipi ka pësuar shumë ndryshime, me largime të pjesës më të madhe të lojtarëve të edicionit të kaluar dhe afrime të shumta. Firmat në kontrata nuk kanë ardhur ende, pasi Duro po sheh me vëmendje të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, para se t’i tregojë klubit se kush vlen për këtë projekt të ri.

Por nga video e siguruar nga “Panorama Sport”, shihet se tashmë lushnjarët po stërviten me ritëm të plotë nën urdhrat e trajnerit dhe së shpejti do të nisë skicimi i plotë i atij që do të jetë ekipi që do të përballojë sezonin e ri.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"