VIDEO/ Aktivizohet si titullar dhe fiton 11-metërsh, Vrioni protagonist te Venecia e Zengës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 21:59

VIDEO/ Aktivizohet si titullar dhe fiton 11-metërsh, Vrioni protagonist te Venecia e Zengës

Sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni është aktivizuar si titullar në radhës e skuadrës së Venecias në sfidën ndaj Çitadelës që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 3-2. 20-vjeçari shqiptar, u bë protagonist, duke fituar 11-metërshin që u shndërrua në gol nga Bentivoljo në minutën e 11-të.

Vrioni55

Vrioni u zëvendësua nga trajneri Zenga në minutën e 74-t, ndërkohë që vendasit përmbysën rezultatin 7 minuta para fundit. Pas aktivizimit te titullar te Venecia, sulmuesi i talentuar do të shpresojë të fitojë një fanellë titullari edhe me Kombëtaren në ndeshjet e muajit nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"