VIDEO/ Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ministrja Kushi i dorëzon flamurin Kombëtar dy sportistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 11:17

VIDEO/ Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ministrja Kushi i dorëzon flamurin Kombëtar dy sportistëve

Ditën e sotme është bërë Ceremonia e dhënies së Flamurit Kombëtar.

fla

Ministrja e Sportit, Evis Kushi u ka dorëzuar Flamurin Kombëtar, tenistes Gresi Bajri dhe boksieri Alban Beqirit.

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që do të mbahen në Algjeri nga data 25 qershor deri më 5 korrik, ku në këtë eveniment do të përfaqësohet me 29 sportistë, ndërsa delegacioni shqiptar përbëhet nga 60 persona.

Nisja e ekipit kombëtar për në Algjeri do të bëhet në datën 21 qershor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"