VIDEO/ Liverpuli me hap kampioni, “viktima” e radhës mban emrin… Totenhem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 15:29

VIDEO/ Liverpuli me hap kampioni, “viktima” e radhës mban emrin… Totenhem

Totenhem – Liverpul 1-2

Erik Lamela (54’) / Vajnaldjum (39’), Roberto Firminjo (54’)

Liverpuli vazhdon të mbajë marshin me objektiv titullin e Premier Ligës. Skuadra e Jurgen Klop po tregon në këtë sezon në kampionatin anglez se nuk ka rivalë, ku në 5 javët e para ka arritur të marrë 5 fitore duke mbajtur kështu vendin e parë.

wijnaldum-759 (1)

“The Reds” ishin superior edhe në ndeshjen e sotme përballë skuadrës së Totenhemit, ku arritën të fitonin në transfertë me rezultatin 1-2. Seria e golave u hap në minutën e 39 me autor mesfushorin Vajnaldjum. Më pas rezultati u dyfishua me anë të Roberto Firminjos në minutë ne 54. Megjithatë edhe vendasit kanë arritur të shënojnë golin e vetëm në minutën e 90 me autor Erik Lamela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"