VIDEO/ Lautaro-Mesi dhurojnë “show”, Argjentina i falet golave të dy sulmuesve në prag të përgatitjeve të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 14:32

VIDEO/ Lautaro-Mesi dhurojnë “show”, Argjentina i falet golave të dy sulmuesve në prag të përgatitjeve të Botërorit

Argjentina ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Hondurasit, e vlefshme për një ndeshje miqësore, e zhvilluar në stadiumin “Hard Rock” në Majemi.

ARGJENTINA 1

Serinë e golave për kombëtaren “Albiceleste” e hapi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutën e 16′.

Më pas ishte Lionel Mesi, ai që realizoi një dopietë në këtë takim.

Në minutën 45+2′ me penallti dhe në minutën e 69′.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga ekipi i drejtuar nga Lionel Skaloni, i cili kishte hedhur më të mirët në fushën e blertë.

Argjentina do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore në prag të përgatitjeve për Botërorin e Katarit, e cila do të mbahet për herë të parë në dimër, në muajin nëntor.

Përfaqësuesja “Albiceleste” do të sfidojë Xhamaikën, më 29 shtator, në orën 02:00 me atë shqiptare.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"