VIDEO/ Lacio vazhdon serinë e fitoreve, triumfon me goleadë në Kupën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 20:00

VIDEO/ Lacio vazhdon serinë e fitoreve, triumfon me goleadë në Kupën e Italisë

Lacio po kalon një nga periudhat më të mira në histori të klubit, teksa pas 10 fitoreve radhazi në kampionat, ka triumfuar edhe në Kupën e Italisë ditën e sotme.LAZIO

Të besuarit e Inzagit kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Kremonesen ditën e sotme, ndeshje e cila u zhvillua në “Olimpico”. Bardhekaltrit e gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës, teksa realizuan që në minutën e 10’ me Patrik.

Ishte Parolo që realizoi golin e dytë për ekipin e tij, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta nisi me Lacion përsëri më kërkuese, teksa gjetën edhe golin e tretë me Imobilen në minutën e 58’.

Bastos shënoi edhe golin e 4-t për Lacion, duke bërë që ekipi i tij të sigurojë një tjetër fitore, por këtë herë në Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"