VIDEO/ Kur Partizani luante ndaj gjigantëve holandezë me fanella të verdha, 29 vite më parë ndalte Feinordin në “Qemal Stafa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 23:52

VIDEO/ Kur Partizani luante ndaj gjigantëve holandezë me fanella të verdha, 29 vite më parë ndalte Feinordin në “Qemal Stafa”

Teksa futbolli është paralizuar në mbarë Europën për shkak të pandemisë së koronavirusit, Partizani është kthyer pas në kohë për të kujtuar përballjen emocionuese me skuadrën e njohur holandeze të Feinordit në raundin e parë të Kupës së Kupave të sezonit 1991-1992.

NDESHJA

Të drejtuar nga Sulejman Starova, të arritën të frenonin në Tiranë Feinordin me rezultatin 0-0 pasditen e 18 shtatorit të vitit 1991. Me këtë rezultat, Partizani mund të siguronte kualifikimin duke i mjaftuar një barazim me gola në Holandë. Një detaj interesant nga kjo ndeshje është se Partizani luajti në shtëpi uniformat e dyta të verdha, jo me fanelën e kuqe.

Por, pavarësisht superioritetit të Feinordit, skuadra holandeze u kualifikua me gol në minutën e 87-ë të takimit të kthimit të 2 tetorit 1991 duke vuajtur jashtëzakonisht shumë ndaj Partizanit.

Pavarësisht se nuk mundi të kualifikohej më tej, ajo ndeshje e 18 shtatorit 1991 ka hyrë në arkivën e Partizanit si njëra prej paraqitjeve më mbresëlënëse të skuadrës kryeqytetase në Europë.

Mesazhi i Partizanit:

SEZONI 1991 – 1992
KUPA E KUPAVE / TURI I
PARTIZANI 0 – 0 FEYENOORD ROTTERDAM
Stadiumi “Qemal Stafa”
Formacioni: Artur Lekbello, Shahin Berberi, Adnan Ocelli, Ilir Shulku, Marko Pelinxhi, Klarent Fejzolli, Fatmir Hasanpapa, Alfons Muça, Andon Nikolla, Besnik Prenga, Edmond Dosti.
Trajner. Sulejman Starova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"