VIDEO/ Kukësi nuk largohet nga zona e ftohtë, Kastrioti e mund në “finalen” e mbijetesës në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 0:05

VIDEO/ Kukësi nuk largohet nga zona e ftohtë, Kastrioti e mund në “finalen” e mbijetesës në Elbasan

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një finale mbijetese përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

bandicam 2023-04-23 15-28-13-600

Ishin verilindorët ata të cilët e nisën me ritëm të lartë takimin, duke u ndalur dy herë nga shtylla në pak minuta.

Në minutën e 28’, ishte Santiago Selmani i cili me rastin e parë për krutanët i kaloi në avantazh.

Verilindorët provuan sërish për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por skuadra e Çelës arriti ta menaxhonte mirë rezultatin.

Me këto tre pikë Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit, por vazhdon të shpresojë te mbijetesa, ndërsa Kukësi vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë në vendin e 8-ë.

REZULTATI:

KASTRIOTI 1-0 KUKËSI

S. Selmani 26′

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida në “Elbasan Arena”!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Trajneri Çela ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protestave.

85′ Kamara jep një top për Ajazin, i cili lëshon një gjuajtje që përfundon jashtë.

83′ Arapi merr një top mjaft të mirë në zonë, por tentativa e këtij të fundit nuk është më e mira.

83′ Zëvendësim për Kastriotin. Largohet Mehmeti dhe në vendin e tij futet Bejzade.

77′ Rami shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Ajazi provon me një gjuajtje tokazi e cila shkon shumë afër portës.

73′ Xhonson provon me një gjuajtje me kokë, por që shkon shumë lartë kuadratit.

71′ Tre zëvendësime për Kastriotin. Largohen Rexhinaldo, Greca dhe Mihana, në vendet e tyre futen Ajazi, Arapi dhe Kamara.

70′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Sh. Taipi dhe në vendin e tij futet Xhonson.

64′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave ndaj arbitrit.

61′ Bytyçi hedh një krosim në zonë dhe gjen Barbosën, por tentativa e këtij të fundit shkon jashtë.

59′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Delimedjac dhe në vendin e tij futet Gabriel Barbosa.

58′ Ebert arrin të godasë me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

56′ Mihana shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Basha hedh një krosim drejt zonës që gjen Rashatin, tentativa me kokë e të cilit shkon jashtë kuadratit.

46′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet S. Selmani dhe në vendin e tij futet Karakaçi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

36′ Momoh hedh një krosim drejt zonës, por Sali e kontrollon me duar pa probleme.

26′ GOOOL KASTRIOTI 1-0/ Santiago Selmani gjen topin me kokë dhe me një gjuajtje ndëshkon portierin Tafas.

22′ Zëvendësim i detyruar për Kukësin, largohet Lamçe dhe në vendin e tij futet Ilieski.

21′ Hasani shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Greca shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

14′ Ndreca hedh një top drejt zonës dhe Basha gjuan me të parën, por sërish shtylla i mohon golin verilindorëve.

11′ Delimedjac merr një top mjaft të mirë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij ndalet në shtyllë.

9′ Ndreca provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet pa probleme nga portieri Sali.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Sali, Zogaj, A. Selmani, Stojanoviç, Rami, Mehmeti, Hasani, Mihana, Greca, S.Selmani, Rexhinaldo
Trajner. Emiljano Çela

Kukësi: Tafas, Lamçe, Ebert, Bytyçi, Ndreca, Sh. Taipi, Delimedjac, Gj. Taipi, Momoh, Basha, Rashiti
Trajner. Rraman Hallaçi

formacioniett

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"