VIDEO/ Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, Erzeni ka harruar si fitohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 0:00

VIDEO/ Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, Erzeni ka harruar si fitohet

Kura “Dobi” duket se po funksionon te Kukësi, i cili ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe jo vetëm i është larguar zonës së ftohtë ku gjendej deri para fillimit të kësaj serie, por edhe po kërcënon tashmë skuadrat e kreut.

ERZENI KUKESI

Verilindorët kanë mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Niko Dovana” në një sfidë e cila ka qenë shumë e luftuar dhe kishte gjithçka. Shtyllë, traversë, pretendime për penallti, tension, por edhe gola të bukur nga Basha e Gabriel Barbosa, si dhe pritje të rëndësishme nga portierët e të dy skuadrave.

Në fund dolën fitimtarë verilindorët që ngjiten në vendin e katërt në renditje, ndërsa Erzeni duket se është zhytur në krizë rezultatesh pasi prej tre javësh nuk arrin më të fitojë, teksa ka regjistruar 2 humbje e një barazim.

ERZENI-KUKËSI 0-2
17′ Basha, 68′ Gabriel Barbosa

KOMENTI LIVE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Kukësit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Zivkoviç dhe Dragoshi marrin vendin e Berishës dhe Gabriel Barbosës.

87’ Kuksianët kërkojnë penallti pas një prekje topi me dorë në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

81’ Tafas bën heroin teksa devijon topin në traversën e portës së tij, pas “predhës” së Kahrimanoviç drejt portës.

80’ Kahrimanoviç ekzekuton një goditje dënimi nga një pozicion interesant ballor duke tentuar portën, Tafas përgjigjet me një grushtim duke larguar sferën.

78’ Gjuajtje e fortë e Ndrecës nga e majta, topi përfundon në rrjetën e jashtme në të djathtë të Xhikës.

76’ Maloku dhe Kriviçiç marrin vendet e Alan dhe Ademit në radhët e Erzenit.

73’ Edhe Ademi i shtohet listës së gjatë të lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë në këtë duel.

68’ GOOOL KUKËSI! Traversa fillimisht shpëton skuadrën shijakase pas gjuajtjes së devijuar të Ndrecws por më pas është Meksi i cili harkon në zonë dhe aty Gabriel Barbosa me kokë çon sferën në rrjetë. 0-2

66’ Basha dhe Gj. Taipi largohen nga fusha, duke i bërë vend Moraesh dhe Meksit.

66’ Tiub merr vendin e Iljazit në fushë në radhët e Erzenit.

63’ Vazhdojnë tentativat e Erzenit me tre goditje standarte të harkuara në zonë, por mbrojtja e Kukësit dhe Tafas largojnë rrezikun.

60’ Sh. Taipi i lë vendin në fushe El Id në radhët e Kukësit.

58’ Gjuajtje e fortë e Alan nga jashtë zonës, shënjestra është plotësisht e gabuar.

55’ Një tjetër moment i diskutueshëm sjell polemika. Ademi niset drejt zonës dhe rrëzohet pas një kontakti me Haxhiun. Shijakasit kërkojnë karton të kuq por gjyqtari jep faull në favor të Kukësit.

52’ Dueli vazhdon me faulle të shumta dhe ndërprerje të vazhdueshme të lojës.

48’ Dy harkime radhazi pas goditjeve të dënimit, grushtohen nga Tafas i cili ai del të largojë rrezikun nga zona e tij pa i lejuar sulmuesve kundërshtarë të sulmojnë.

47’ Ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë Gj. Taipi për një faull ndaj Kadriut i cili po shpërthente në krahun e djathtë.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin 1-0 të e Kukësit.

45’+2’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Nonatos i cili po hynte në zonë në krahun e djathtë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Të dy ekipet mundohen të krijojnë por nuk kanë qartësi në pasimin e fundit, me futbollistët të cilët shpesh përpiqen të zgjidhin gjithçka në mënyrë individuale.

38’ Tensionohet ndeshja me përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave. Vetë gjyqtari Alla detyrohet të mbajë Shqiprim Taipin i cili po u kundërvihej futbollistëve shijakas. Në fund mesfushori përfundon i ndëshkuar me karton të verdhë.

34’ Basha ia del të shpërthejë përsëri në krahun e djathtë dhe ka hapësirë për të gjuajtur. Goditja e tij mposht Xhikën por ndalet nga shtylla dhe sfera përfundon më pas jashtë.

27’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Nonato pason për Kahrimanoviç i cili gjuan me forcë por gjen bllokimin e Ebert para portës. Përsëri ka pretendime për penalti dhe përsëri gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.

26’ Ndreca mundohet të depërtojë në krahun e majtë dhe harkon në zonë, sfera devijohet dhe shkon në duart e Xhikës. Kuksianët pretendojnë penallti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë,

17’ GOOOL KUKËSI! Pas një harkimi të Ndrecës nga e majta, topi shkon te Basha i cili gjuan dhe dërgon topin në rrjetë.

15’ Tani janë kuksianët të cilët marrin nën kontroll lojën, por ritmi është pak më i ulët se fillimi i vrullshëm ku ekipet kërkonin golin e shpejtë.

11’ Bytyqi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kahrimanoviç.

8’ Alan provon të majtën e tij me një gjuajtje nga distanca por topi shkon në duart e Tafas.

6’ Shumë agresivë që në start shijakasit të cilët mundohen të mbajnë lojën në gjysëmfushën e Kukësit dhe të krijojnë raste me iniciativat nga krahët.

3’ Rimal Haxhiu ka menjëherë mundësinë për të shënuar teksa lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, topi përfundon në rrjetën e jashtme të portës së shijakasve.

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE –

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

KUKËSI – Tafas; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca; Berisha, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Laver Alla (Lushnje)

Asistent i parë – Renato Malaj (Vlorë)

Asistent i dytë – Xhuljo Mani (Tiranë)

Arbitër i katërt – Adrian Beqiraj (Tiranë)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)

AVAR – Erind Burgu (Fushë-Krujë)

311924071_1526768387755868_3282089506466155173_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"