VIDEO/ Kualifikim historik në Champions, shikoni festën e lojtarëve të Atalantës dhe kërcimin epik të Gasperinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 14:10

VIDEO/ Kualifikim historik në Champions, shikoni festën e lojtarëve të Atalantës dhe kërcimin epik të Gasperinit

Atalanta mposhti me rezultatin 3-0 Shakhtar Donjetskun në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, duke siguruar kështu për kalimin e fazës së grupeve.atalanta

Një kualifikim ky historik për bergamaskët, të cilët luanin në këtë kompeticion për herë të parë. Pas tre humbjeve radhazi në ndeshjet e para, askush nuk besonte se Atalanta do t’ia dilte të kualifikohej, por ata ia dolën, duke marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e radhës. Menjëherë pas kualifikimit në fazën tjetër, festa e tifozëve ishte e madhe.ataaaaa

Shumë të lumtur ishin edhe futbollistët dhe trajneri Gasperini, të cilët janë shfaqur të çmendur në festë në dhomat e zhveshjes. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen lojtarët dhe trajneri të cilët festojnë si të çmendur këtë kualifikim të arritur.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"