VIDEO/ Kualifikim dinjitoz në FA Cup, Çelsi shpërthen me 3 gola ndaj Aston Vilës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 22:58

VIDEO/ Kualifikim dinjitoz në FA Cup, Çelsi shpërthen me 3 gola ndaj Aston Vilës

Çelsi ia doli mbanë në raundin e 1/16-ave në FA Cup, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Aston Vilën në transfertë teksa siguroi një “biletë” për raundin pasardhës. Në duelin e parë të zhvilluar në “Stamford Bridge”, blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, teksa dueli u përsërit me Aston Vilën pritëse, por kësaj here ishte skuadra e Poçetinos, që arriti të shpërthente me 3 gola.  

98e7d8df-065c-4638-8126-77b7b1ed4aa5

Në pjesën e parë Çelsi arriti të shënonte 2 gola me Gallagher dhe Xhekson në minutat 11 dhe 21, ndërkohë që Enzo Fernandez, trefishoi shifrat në minutën e 54-t. Në fundin e sfidës, vendasit e Aston Vilës, shënuan golin e nderit me anë të Diabi.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"