VIDEO/ Kryevepër e Marokut, hedh në tapet Belgjikën me dy gola dhe i merr kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 15:55

VIDEO/ Kryevepër e Marokut, hedh në tapet Belgjikën me dy gola dhe i merr kreun e grupit

Maroku ka ringjallur plotësisht shanset e tij për vazhdimësinë e mëtejshme në Botëror teksa ka mundur Belgjikën dhe i ka marrë kreun e grupit. Skuadra afrikano-veriore ka triumfuar me shifrat 2-0 në një sfidë ku ka treguar se barazimi ndaj Kroacisë nuk ishte aspak rastësi.

sdfsdfsddfsff

Sfida ishte shumë e luftuar, por me skuadrën afrikano-veriore e cila sulmoi më rrezikshëm, duke përfituar nga ngadalësia e manovrës belge që dukej shumë larg formës më të mirë.

Golat do të vinin vetëm në pjesën e dytë të sfidës, me Sabirin i cili mposhti Kurtua pas një goditje dënimi mjeshtërore e në fund edhe me Abuklal i cili finalizoi një kundërsulm perfekt të ekipit të tij.

Kështu, Maroku ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe bën vendimtar për fatet e grupit përballjet e fundit, pasi gjithçka mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

e1777915-2ebe-4a00-88ed-4b2c9ce8777f

BELGJIKË-MAROK 0-2
73′ Sabiri, 90’+2′ Abuklal

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Marokut.

90’+2’ GOOOL MAROKU! Abuklal dërgon topin në rrjetë pas një aksioni model të Zijek nga krahu i djathtë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

85’ Belgjika e ka përqendruar të gjithë lojën e saj për të gjetur me harkime në zonë Lukakun, i cili rrethohet gjithmonë nga shumë mbrojtës marokenë.

82’ Vertongen gjuan me kokë pas një goditje nga këndi, sfera përfundon jashtë.

81’ Belgët rrezikojnë gjithçka për gjithçka, në fushë edhe Lukaku.

73’ GOOOL MAROKU! Sabiri nga e majta gjuan direkt në portë një goditje dënimi duke mposhtur Kurtua dhe këtë herë nuk anulohet edhe pse përsëri kishte një lojtar para portierit.

64’ Mertens, i futur në fushë në vend të Hazard, gjuan në portë nga jashtë zonës, por nuk ia del të kalojë Munir i cili bllokon sferën.

56’ Bufal lëshon një gjuajtje të harkuar nga e majta drejt shtyllës së dytë, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Kurtua.

51’ Hazard më në fund shfaqet i rrezikshëm në krahun e djathtë me një gjuajtje të fortë duke detyruar Munir ta grushtojë në këndore.

50’ Zijek lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës por ajo është qendrore dhe përfundon në duart e Kurtua.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e të dy ekipeve.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’+1’-45’+4’ Shënon Maroku me anë të Zijek i cili dërgon sferën në rrjetë në goditje dënimi. Por më pas gjithçka shihet me VAR ku Kurtua pengohej nga një lojtar i cili ishte në pozicion jashtë loje.

45’ Jepen 1 minuta shtesë.

35’ Hakimi merr krahun e djathtë dhe pasi gjen hapësirë, shfaqet para Kurtua, por goditja e tij përfundon jashtë.

33’ Munier del mirë në krahun e djathtë por pasimi i tij në qendër për Batshuaj është i gabuar dhe përfundon në krahët e portierit.

21’ Zijek mundohet të reagojë, por tentativa e tij nga jashtë zonës fluturon shumë lart për të shqetësuar Kurtua.

16’ Belgjika kërcënon me disa goditje dënimi radhazi, por pa gjetur katërkëndorin e Marokut.

5’ Menjëherë rrezikshëm Belgjika me Batshuaj i cili gjuan në portë pas pasimit të Torgen Hazard, por Munir devijon topin në këndore.

1′ Nis dueli i Grupit F.

FORMACIONET ZYRTARE

sadsasaddadsads

WhatsApp Image 2022-11-26 at 11.09.33 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"