Liverpuli e ka gjetur pasardhësin e Klop, akordi mund të arrihet këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 10:58

Liverpuli e ka gjetur pasardhësin e Klop, akordi mund të arrihet këtë javë

Liverpuli po i afrohet Arne Slotit, teksa po punon për një marrëveshje me Fejnordin për ta bërë atë trajnerin e tyre të ardhshëm. Zyrtarët e “Anfield” kontaktuan kampionët holandezë të mërkurën me një ofertë të parë kompensimi për 49- vjeçarin, i cili nuk ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij.

klop slot

Pritet që një tarifë prej më shumë se 10 milionë paund do të kërkohet për të prishur kontratën e Slotit, i cili do të kërkojë të sjellë me vete një numër të stafit të tij në “Anfield”, përfshirë asistentin Sipke Hulshof. Bisedimet po zhvillohen me shpejtësi dhe negociatat për të sjellë Slot në “Anfield” madje mund të mbyllen para fundjavës sipas “Mail Sport”.

Media britanike raportoi të martën se si Slot ishte shfaqur si kandidati i preferuar i Liverpulit për të marrë drejtimin e stolit nga Jyrgen Klop, të cilit i kanë ngelur edhe katër ndeshje në klub. Slot, i cili u konsiderua nga Totenhem dhe Çelsi verën e kaluar, korri sukses të jashtëzakonshëm që kur iu bashkua skuadrës holandeze në vitin 2021 dhe është bërë një nga trajnerët më përparimtarë në futbollin evropian. Ai së fundi e udhëhoqi skuadrën e tij të Fejnordit drejt fitores në Kupën e Holandës; trofeun e dytë që ka fituar në krye të gjigantëve të Roterdamit, pasi i shpalli kampionë 12 muaj më parë.

45- vjeçari ka të ngjarë të sjellë dorën e tij të djathtë, Sipke Hulshof, në klubin e tij të ardhshëm, me Liverpulin që ka nevojë për një rindërtim masiv në stafin teknik, pasi një numër anëtarësh të profilit të lartë të ekipit të besuar të Klopit vendosën ta ndiqnin gjermanin në fund të sezonit. Klop njoftoi në fund të janarit se do të largohej nga klubi pas gati nëntë vitesh në krye dhe tani ka vetëm katër ndeshje të mbetura derisa të mbyllet sezoni. Por në sezonin e tij të fundit në “Anfield” ai duket se nuk do të fitojë asnjë trofe pas humbjes në derbin me Evertonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"