Video / Kristi Qose kundër Runit, 22-vjeçari mban gjallë shanset në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 22:59

Video / Kristi Qose kundër Runit, 22-vjeçari mban gjallë shanset në Ligën e Europës

Ndeshja e sotme mes Everton dhe Ruzhomberok në Ligën e Europës ka parë si protagonist në fushën e lojës edhe mesfushorin 22-vjeçar shqiptar, Kristi Qose. Futbollisti, i cili në karrierën e tij regjistron edhe një ndeshje me përfaqësuesen shqiptare luajti të 90 minutat e ndeshjes kundër Ruini & Co,, të cilën skuadra angleze e fitoi me rezultatin minimal 1-0.

kristi qose

Vetëm një gjuajtje e Leiton Bejns nga jashtë zonës i dha fitoren minimale Evertonit, në një duel ku ekipi sllovak bëri mjaft rezistencë duke shpresuar që të përmbysë gjithçka në takimin e kthimit.

Qose u bë pjesë e Ruzhomberok gjatë verës, pasi kishte spikatur në edicionin e kaluar me fanellën e Zemplin Mikalovce në kampionatin sllovak. Menjëherë ai la shenjë me fanellën e ekipit të ri, ku ka luajtur në të gjitha ndeshjet e deritanishme në Europë, dhe gjeti rrugën e rrjetës në suksesin 2-0 ndaj Bran në turin e dytë paraeliminator të turneut.

kristi qose uejn runi

Mesfushori ka luajtur një ndeshje me fanellën e Shqipërisë, në qershorin e vitit 2014, kur luajti minutat e fundit të miqësores ndaj San Marinos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"