VIDEO/ Kilian Mbape nuk zë mend, gjesti i pahijshëm i sulmuesit pushton rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2022 | 20:14

VIDEO/ Kilian Mbape nuk zë mend, gjesti i pahijshëm i sulmuesit pushton rrjetin

Kilian Mbape duket se e ka të vështirë të qëndrojë i qetë në këtë vit, pasi me sjelljet e tij në fushë dhe jashtë saj, bëhet gjithmonë protagonist. I tillë ka qenë edhe në sfidën e fituar me shifrat 5-0 ndaj Okser, ku ka shënuar gol, por do kujtohet më shumë për gjestin në fund të ndeshjes ndaj një prej kundërshtarëve që ka pushtuar rrjetin.

sdfsdfsdfsdfsdfsdf

Në korridorin që çon në dhomat e zhveshjeve, ai shkëmbeu disa fjalë me Kajs Ruiz-Atils, ish-shok skuadre pasi edhe ai është rritur në akademinë e PSG-së dhe është stërvitur shpesh me ekipin e parë. Nuk dihet se çfarë i tha lojtar i Okser, por gjesti i Mbape ishte shumë i papëlqyeshëm.

Ai kapi me dorë organet gjenitale me një gjest ofendues ndaj rivalit të tij, një sjellje e papërshtatshme nga një futbollist i kalibrit të tillë. Pamjet tregojnë se nuk kishte përplasje mes dy lojtarëve të cilët u larguan secili drejt dhomës së zhveshjes së skuadrës së tij.

Por kaq ka mjaftuar që Mbape të bëhet edhe një herë protagonist për arsyet e gabuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"