VIDEO/ Katër muaj pa shënuar, zhbllokohet më në fund Adnan Januzaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 20:56

VIDEO/ Katër muaj pa shënuar, zhbllokohet më në fund Adnan Januzaj

Futbollisti me origjinë shqiptare i Real Sosidadit, Adnan Januzaj, ka gjetur rrugën e rrjetës na La Liga pas plot 4 muajsh.

Januzaj

Hera e fundit që 27-vjeçari kishte shënuar ishte 19 janari i këtij viti në sfidën ndaj Atletiko Madridit që përfundoi me rezultatin 2-0. Januzaj tundi rrjetën në minutën e 53-të në duelin e sotëm ndaj Kadiz, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, që u fitua nga David Silva.

Skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-0, teksa ky ishte goli i 3-të në 30 ndeshje për mesfushorin. Januzaj është pjesë e Real Sosiedad që prej sezonit 2017-2018, duke u shndërruar në një titullar te skuadra spanjolle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"