VIDEO/ Katër gola dhe momente paniku për 1 pikë, Vllaznia dhe Bylisi bëjnë “paqe” në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 23:15

VIDEO/ Katër gola dhe momente paniku për 1 pikë, Vllaznia dhe Bylisi bëjnë “paqe” në Shkodër

Është mbyllur në barazim 2-2, sfida mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Një përballje delikate, për sa i përket fundit të renditjes, teksa të dyja skuadrat kanë si objektiv të shmangin zonën “play out”. 

MOMENTI NE VLLAZNIA BYLIS

Një rezultat ky që i shkon përshtat ballshiotëve pasi luanin në transfrtë. Nuk munguan momentet e panikut në pjesën e parë, ku futbollisti Hadroj humbi ndjenjat pas përplasjes kokë më kokë me futbollistin Marku.

VLLAZNIA BYLIS1

BYLISI

FT: VLLAZNIA-BYLIS 2-2

Gurishta 23′, Sidorenko 84′  / Mëllugja 15′ , Mozone 67′ 

KOMENTI LIVE:

90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Bylisi me Mozone. Me fat shkodranët që i falen portieri Efremov.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′ GOOOOOOL VLLAZNIA 2-2/ Vendoset sërish baraspesha. Sidorenko gjen rrugën e rrjetës pas kombinimit me Gilman Likës. Sulmuesi i skuadrës shkodrane nuk fal brenda zonës duke mposhtur Hidin. 

80′ Pranë golit të tretë Bylisi me Mëllugjën, i cili provoi me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, por ndalet në vështirësi nga portieri Efremov.

67′ GOOOOL BYLIS 1-2/ Ballshiotët në avantazh. Mozone gjen rrugën e rrjetës pas një kombinimi mjaft të bukur me Qardakun e aktivizuar në pjesën e dytë. 

62′ Ujka provon me një gjuajtje të rrezikshme, por kontrollon gjithçka portieri i Vllaznisë.

60′ Zogaj tenton të depërtojë me shpejtësi drejt zonës, por ndalet mjaft mirë nga Janku.

50′ Pranë golit të dytë Bylisi me Muratajn, i cili shpërdoron një rast të artë shënimi.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

37′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

35′ Bylisi gjen rrugën e rrjetës me Mocone, por goli anulohet për një faull në sulm nga ana e Ndrecës. Nuk janë dakord ballshiotët me vendimin e gjyqtarit. Disi i pakuptimtë vendimi i gjyqtarit Xhaja, pasi nga pamjet duket qartë që nuk kemi të bëjmë as me faull as me pozicion jashtë loje.

32′ Pranë golit të dytë Bylisi. Traversa ndal futbollistin Goxha, i cili merr bukur topin me gjoks brenda zonës, shmang portierin e Vllaznisë, gjuan, por në fund topi stampohet në traversë. Nuk i beson syve mbrojtësi i skuadrës ballshiote.

23′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Loro Boriçi”. Gurishta ndëshkon portierin Isli Hidi. Pas një depërtimi fantastik nga e djathta, futbollisti shkodran ka dalë i vetëm përballë portës duke mos falur.  

18′ Momente paniku në “Loro Boriçi”. Andi Hadroj përplaset kokë më kokë me Markun dhe humbet për një moment ndjenjat. Është dashur ndëhyrja e 2 stafeve mjekësore dhe ambulancës, që situata të qetësohej dhe për fat të mirë futbollisti është përmendur. Menjëherë futbollisti është drejt spitalit me ambulancë për një kontroll më të detajuar. Vendin e Hadrojit e zë Mocone.

15′ GOOOOOL BYLIS 0-1/ Zhbllokohet sfida! Donald Mëllugja tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh ballshiotët. Goli i parë për mesfushorin e Bylisit në Superiore. 

13′ Penallti për Bylisin pas prekjes së topit me dorë nga Zogaj. Protestojnë shkodranët, por për gjyqtarin Xhaja nuk ka dyshime.

10′ Pranë golit Vllaznia. Pas një harkimi nga goditja e dënimit nga ana nuk arrin Zhunior të devijojë me kokë.

8′ Vllaznia ka më shumë inisiativë dhe provon të shtyjë përpara, por të vendosur mirë futbollistët e Bylisit, të cilët nuk lejojnë hapësira në zonë.

5′ Start i qetë, të dyja skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mundojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Zogaj, Gurishta, Krymi, Kruja, Hygor, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja

BYLISI: Hidi, Ntepe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Bajramaj. Trajner: Veljko Dovedan.

Vllaznia-Bylis

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"