VIDEO / Juventusit i buzëqesh fati, Çelsi e pëson në minutën e 94-t dhe i dhuron kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 20:41

VIDEO / Juventusit i buzëqesh fati, Çelsi e pëson në minutën e 94-t dhe i dhuron kreun e grupit

Juventusi ka mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë në renditje, duke siguruar praninë në vazon e më të mirëve. Bardhezinjtë kanë qenë me fat sot, teksa kanë parë Çelsin në barazonte në transfertë në minutat shtesë duke i dorëzuar atyre pikërisht pozicionin e parë në renditje.

asasasa

Juventusi mundi minimalisht 1-0 Malmoe falë golit të shpejtë të Ken, por nuk kishte fatin e grupit në dorën e vet, bardhezinjtë ishin me pikë të barabarta me Çelsin, por në disavantazh në ndeshjet direkte me anglezët.

Ndaj fati i kreut të grupit u vendos në ndeshjen e Çelsit në fushën e Zenit, ku kaluan shpejt në avantazh me Verner po pastaj u përmbysën nga vendasit. Lukaku ktheu barazimin në pjesën e dytë dhe Verner la të mendohej me golin e tij të minutave të fundit se kampionët në fuqi do të shkonin të qetë në kreun e grupit. Por Ozdoev në shtesën e sfidës shënoi golin e barazimit 3-3, që zbriti Çelsin bën vendin e dytë në grup dhe ia dorëzoi vendin e parë Juventusit.

NDESHJET

JUVENTUS-MALMO 1-0
18’ Ken

ZENIT- ÇELSI 3-3
38’ Klaudinjo, 41’ Azmun, 90’+4′ Ozdoev / 2’ , 85′ Verner, 62′ Lukaku

sdsdsdsdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"