VIDEO / Juventusin e mban të pagabueshëm Kulusevski, çdo gjë e thjeshtë për Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 22:50

VIDEO / Juventusin e mban të pagabueshëm Kulusevski, çdo gjë e thjeshtë për Çelsin

Një gol i Dejan Kulusevskit i ka dhënë Juventusit sot një fitore shumë të rëndësishme në Ligën  e Kampioneve, duke mbajtur skuadrën e Masimiliano Alegrit në kreun e grupit.sdsdsdsdsd

Në një duel shumë të komplikuar përballë Zenit në transfertë, suedezi hyri në pjesën e dytë të ndeshjes dhe në fund të sfidës shënoi një gol të pazakontë për të, më një gjuajtje me kokë. Aq mjaftoi që Juventusi të ketë pikët e plota pas 3 ndeshjesh e të jetë thuajse i kualifikuar, duke menduar tashmë për të ruajtur vendin e parë.

Bardhezinjtë ndiqen nga Çelsi, që fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Malmo. Golat e Kristensen dhe Havertz, si dhe dy penalltitë e Zorzhinjos, bënë gjithçka të thjeshtë për kampionët në fuqi. Ndërkohë, Çelsi përballet me Malmo, duke shpresuar te një hap fals i bardhezinjve, për të kthyer përsëri në garë londinezët për kreun.

GRUPI H
ZENIT-JUVENTUS 0-1
87′ Kulusevski


ÇELSI-MALMO 4-0
9’ Kristensen, 21′ (p), 57′ (p) Zhorzhinjo, 48′ Havertz

ddddddd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"