VIDEO/ Juventusi vuan ndaj Bolonjës, Ronaldo e Pjaniç nderojnë “Zonjën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 22:42

VIDEO/ Juventusi vuan ndaj Bolonjës, Ronaldo e Pjaniç nderojnë “Zonjën”

Juventusi ka arritur të marrë një fitore shumë të vështirë, ndaj Bolonjës në “Allianz Stadium” me rezultatin 2-1.

ronaldo.pjanic.juve.2019.2020.esultano.750x450

Skuadra e Sarrit ka vuajtur shumë ndaj Bolonjës për të ruajtur avantazhin. Ronaldo ishte ai që në minutën e 19-të kaloi, në avantazh “Zonjën”. Danilo barazoi pas 7 minutash dhe i çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Pjesa e dytë nis vrullshëm dhe Pjaniç shënon golin e epërsisë në minutën e 54-të. Bolonja nuk u dorëzua ushtroi presion dhe në minutat e fundit goditi tranversën, dhe u desh një supër pritje e Bufonit që Juvja të merrte pikët e plota.

Gjithashtu në momentet e fundit të ndeshjes, loja ndaloi pasi kishte dyshime për prekje të topit me dorë. Arbitri mori urdhër nga VAR-i dhe vazhdoi loja, por Bolonja polemizoi.

Kështu Juventusi vazhdon të ruajë kreun, duke shkuar në kuotën e 22 pikëve.

JUVENTUS-BOLONJA 2-1
(Ronaldo 19′, Pjaniç 54′ / Danilo 26′ )

54′ Pjaniç kalon Juven në avantazh, me një gjuatje me të djathtën.

27′ Danilo barazon për Bolonjën, vendoset direkt baraspesha.

20′ Juventusi kalon në avantazh. Ronaldo gjen rrugën e rrjetës për bardhezinjtë.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Bufon, Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Pjaniç, Khedira, Rabiot, Bernardeski, Higuain, Ronalda. Trajner: Mauricio Sarri

Bolonja: Skorupski, Mbaje, Danilo, Bani, Krejci, Svanberg, Soriano, Poli, Orsolini, Palacio; Sansone. Trajner: Sinisha Mihajloviç.

JUV

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"