VIDEO/ Junajtid rikthehet te fitorja në kampionat, mposht në shtëpi Brajtonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 17:03

VIDEO/ Junajtid rikthehet te fitorja në kampionat, mposht në shtëpi Brajtonin

Kanë përfunduar para pak minutash dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për xhiron e 12-të.UNITED

Mançester Junajtid ka triumfuar në shtëpi ndaj Brajtonit me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, pas humbjes ndaj Bërnemuthit një javë më parë. Ishte Andres Periera i cili kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq”, teksa shënoi një gol me fat në minutën e 17’. Vetëm 2 minuta më vonë, miqtë shënuan një autogol, duke i dhënë Junajtid avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me Brajtonin në sulm, të cilët gjetën golin në minutën e 64’, me Dunk. Në minutën e 66’, Rashford shënoi një gol shumë të bukur, pas një kundërsulmi vrastar të nisur nga Marsial.UOLVES

Uolvesi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Aston Vilën, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund. Neves në minutën e 41’ dhe Jimenez në minutën e 84, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Uolvesit. Goli i mesfushorit Trezege në minutën e 92’, për Aston Vilën nuk kishte shumë vlerë, pasi vendasit e administruan mirë avantazhin.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"