VIDEO/ Joviç shndërrohet në “përbindësh” te Frankurti, futet nga stoli dhe realizon dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 19:46

VIDEO/ Joviç shndërrohet në “përbindësh” te Frankurti, futet nga stoli dhe realizon dopietë

Sulmuesi serb, Luka Joviç, u rikthye në kampionatin gjerman te skuadra e Ajntrakt Frankurtit, pas dështimit te Reali i Madridit.

jOVIC

23-vjeçarit i mjaftuan vetëm 10 minuta, në përballjen e sotme, për t’iu rikthyer zakonit të vjetër. Serbi u hodh në fushë në minutën e 62-të, ndërkohë që në të 72-tën, realizoi një gol mjaft të bukur ndaj Shalkes, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.  Ai nuk u mjaftua me kaq, teksa në fundin e ndeshjes, realizoi edhe golin e dytë personal në triumfin 3-1.

Golin e parë për Frankfurtin e shënoi Andre Silva, teksa miqtë barazuan me anë të Hope, teksa serbi vendosi gjithçka. Kujtojmë se Joviç do të jetë i huazuar te skuadra gjermane deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"