VIDEO/ “Jam më i miri, ta thashë”, shikoni shpërthimin e Lukakut pas golit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:28

VIDEO/ “Jam më i miri, ta thashë”, shikoni shpërthimin e Lukakut pas golit në derbi

E dëshironte këtë gol në derbi, me siguri nuk i mjaftoi asisti i shërbyer për Lautaron, me argjentinasin që zhbllokoi rezultatin. E kështu, Romelu Lukaku, pasi shënoi rrjetën e tretë të Interit kundër Milanit, u duk të ulërinte: “Jam më i miri, unë, unë. Ta thashë dreqin…”. 

Lukaku Inter

Normalisht janë fjalë të prononcuara gjatë vrapimit dhe u dëgjuan shumë larg dhe nuk është as e qartë se për kë u shprehën. Me siguri, për sa i përket paraqitjes, sulmuesi belg fitoi edhe derbin personal me Ibrahimoviçin. Dy sulmuesit, pas polemikës në përballjen e fundit në Kupën e Italisë, u limituan me një vështrim elokuent, si për të thënë: “Nuk ka përfunduar këtu.”

ÇFARË NDODHI NË KUPË – Për ata që e kishin harruar: dy bomberët patën një polemikë me tone jo të edukuara në sfidën e kaluar. Në fushë pati shkëndija, suedezi dhe belgu u tërbuan, me të parin që nisi gjithçka: “Thërrit mamanë tënde, shko të bësh ritualet vudu të m…, gomar i vogël”. Romelu e kuptoi menjëherë referimin e Ibrës, normalisht. E në fakt replikoi: “Dëshiron të flasësh për mamanë time? Përse? Flasim për mamanë tënde, është një k…”. Në vijim, të dy u dëgjuan nga Prokuroria Federale për të folur për atë 26 janar. Fillimisht u takuan, më 5 shkurt, në “Casa Milan” me sulmuesin kuqezi, për të marrë ver

e-pan

sionin e tij lidhur me polemikën pas hetimit sportiv të hapur më 1 shkurt dhe pyetësorit të parë të arbitrit të ndeshjes, Paolo Valeri. Linja mbrojtëse e avokatëve të Milanit dhe deklaratat e Ibrës u fokusuan në veçanti në çmontimin e hipotezës së një qëllimi diskriminues në fjalët që u thanë në fushë. Më pas, më 15 shkurt, u dëgjua në “Appiano Gentile” dëshmia e Lukakut. Takim i zhvilluar në klimë qetësie totale.

Lidhur me hetimin nuk është marrë ende asnjë vendim, por pritet të cilësohet nga diskriminuese (sipas nenit 28, parashikohen minimumi 10 ndeshje, të Kupës së Italisë në atë rast) në antisportive. Një shkelje më pak e rëndë që parashikon si pasojë dy javë skualifikim (gjithmonë në Kupë), që mund të zbresin edhe në një, nëse procesi do të shmangej me një marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"