VIDEO/ “Ja pse Artur nuk luante shumë me Setienin”, braziliani i punon trajnerit rrengun e keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:30

VIDEO/ “Ja pse Artur nuk luante shumë me Setienin”, braziliani i punon trajnerit rrengun e keq

Kike Setien merr pjesë gjithmonë në stërvitjet me skuadrën dhe bëhet protagonist në ushtrimet e ndryshme. Ditën e djeshme ka qenë Artur Melo ai që e ka vënë në lojë dhe ia ka kaluar disa herë topin në mes të këmbëve trajnerit spanjoll.
setien artur
Setien ishte në mesin e rrethit dhe po tentonte të kapte topin, ndërsa mesfushori brazilian me klas ia kaloi poshtë këmbëve dhe kjo gjë shkaktoi shumë të qeshura në stërvitje. Tifozët në rrjetet sociale kanë shpërndarë këtë video dhe komentet kanë qenë të shumta. “Zbulohet arsyeja pse Artur nuk luan shumë me Setienin dhe pse vendosi që të transferohej te Juventusi”, ishin ato më pikantet.

Kujtojmë që mesfushori brazilian firmosi me kampionët e Italisë për 5 vitet e ardhshme dhe u shkëmbye me Pjaniçin. Ai do të qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonit dhe do të japë kontributin e tij që katalanasit të arrijnë objektivat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"