VIDEO/ Izmir Smajlaj super, medalje ari në Ballkaniadën e sallave të mbyllura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 12:59

VIDEO/ Izmir Smajlaj super, medalje ari në Ballkaniadën e sallave të mbyllura

Kombëtarja e atletikës e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri. Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit në eventin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

IZMIR

Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 metra në garën e kërcimit për së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. Pas Smajlajt do ta ketë radhën për të garuar në Ballkaniadë, Franko Burraj, një tjetër atlet shkodran. Edhe Burraj ka si objektiv medaljen e artë në 400 metra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"