VIDEO/ Italia pushtohet nga shqiptarët, futbollistët e Kombëtares U-21 shënojnë gola në kampionatin e të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 19:32

VIDEO/ Italia pushtohet nga shqiptarët, futbollistët e Kombëtares U-21 shënojnë gola në kampionatin e të rinjve

Janë zhvilluar 4 ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit për të rinjtë e Italisë.

GOLI

Leçe U19 është mundur nga Torino U19 me rezultatin 2-3. Goli i parë erdhi në minutën e 26′ nga mesfushori shqiptar Medon Berisha.

Nga ana tjetër Fiorentina U19 ka mundur 3-1 Cesena U19.

Një ndër protagonistët ishte edhe sulmuesi shqiptar Eljon Toçi. Në minutën e 58’ ai vulosi fitoren e ekipit.

Medon Berisha dhe Eljon Toçi janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21. Ata po tregojnë një formë të shkëlyqer edhe në Itali duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

REZULTATET

Leçe U19 2-3 Torino U19

Fiorentina U19 3-1 Cesena U19

Sasuolo U19 2-1 Empoli U19

Frosinone U19 1-3 AS Roma U19

17

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"