VIDEO/ Interi i Kontes është magjepsës, “poker” Leçes. Brozo e Kandreva prodhojnë perla, shënon edhe Lukaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2019 | 22:44

VIDEO/ Interi i Kontes është magjepsës, “poker” Leçes. Brozo e Kandreva prodhojnë perla, shënon edhe Lukaku

Interi e nisi me një fitore të thellë, me shifrat 4-0 ndaj Leçes, aventurën në Seria A për këtë sezon.

inter

Në një “San Siro” të mbushur plot, me rreth 65 mijë tifozë, ekipi i drejtuar tashmë nga Antonio Konte e kërkoi që në fillim fitoren, dhe sfida u zhbllokua me një gol fantastik të Brozoviç nga jashtë zone, që në minutën e 21-të.

Kaluan vetëm 3 minuta, dhe ishte radha që me gol të debutonte Sensi para tifozëve të tij, ku me një të djathtë nga hyrja e zonës, nuk i la mundësi portierit të Leçes.

lukaku

Gol që në ndeshjen e parë, shënoi edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi belg i ardhur këtë verë nga Junajtid, shtyu një top të ngelur në zonën e miqve, pas një topi të goditur nga Lautaro Martinez. Pati kohë edhe për një gol të Kandrevës në minutën e 84-t, por çfarë goli. Nga ato për kornizë. Ai lëshoi një goditje me të djathtën nga më shumë se 25 metra, e cila shkoi e u ndal në rrjetë.

Kështu, Interi e nis me këmbën e mbarë Serinë A, dhe tashmë bëhet gati për transfertën e javës së ardhshme ndaj Kaljarit.

 

FT | Inter-Leçe 4-0

GOL: Brozovic 21′, Sensi 24′, Lukaku 60′, Kandreva 84′ / 

KARTON I KUQ:  / Farias 76′

Kandreva 84′

Lukaku 60′

Sensi 24′

Brozovic 21′

FORMACIONET ZYRTARE:

INTERI: Handanoviç, D’Ambrozio, Shkrinjar, Ranokia, Azamoah, Kandreva, Brozoviç, Sensi, Vesino, Lautaro Martinez, Lukaku.

LEÇE: Gabriel, Luçoni, Petriçione, Delorko, Rosetini, Rispoli, Majer, Dubiçkas, Taktsidhis, Farias, Lapadula.

va

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"