VIDEO/ Inter i “çmendur”, Ikardi shënon “poker” ndaj Sampdorias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 14:32

VIDEO/ Inter i “çmendur”, Ikardi shënon “poker” ndaj Sampdorias

Interi ka shpartalluar Sampdorian, me rezultatin 0-5 në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të Serisë A. Padyshim që heroi i sfidës së sotme, ishte kapiteni Mauro Ikardi, i cili realizoi plot 4 gola, duke shkuar në kuotën e 22 golave.

Ikardi

Vetëm 5 minuta i kanë mjaftuar zikaltërve për të “vrarë” Sampdorian në Marasi. Në minutën e 26-të Perisiç kaloi në avantazh zikaltërit, pas një goditje mjeshtërore me kokë. Në minutën e 30-të Ikardi dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa 1 minutë më vonë, kapiteni i Interit, shënoi me thembër golin e tretë të sfidës dhe të dytë personal.

Ikardi2

Bomberi argjentinas nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 44-t dhe 51 shënoi 2 gola të tjerë. Vlen për tu theksuar se goli i katërt persona, ishtë një gol model, që duhet vlerësuar me notën 10. Me fitoren e sotme zikaltërit u ngjitën në kuotën e 55 pikëve ndërsa në ndeshjen e radhës do të presin Veronën në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"