VIDEO/ Incidenti Fetel-Lëklerk, ja si shpërthyen pilotët e Ferrarit në radio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 12:48

VIDEO/ Incidenti Fetel-Lëklerk, ja si shpërthyen pilotët e Ferrarit në radio

Tension i lartë në shtëpinë e Ferrarit, me pilotët Fetel dhe Lëklerk që nxorën jashtë gare njëri-tjetrin, pas incidentit pesë xhiro nga fundi i garës në Çmimin e Madh të Brazilit.

Ferrari-Sebastian-Vettel-Charles-Leclerc-1205681

Në skuadrën nga Maranelo ka nga ata që janë në kërkim të fajtorit (piloti gjerman shikohet si i tillë) dhe nga ata që mendojnë për pasojat e këtij incidendti që mund të ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2020. I sigurt është vetëm fakti që tashmë në mes dy pilotëve është humbur qetësia brenda në skuadër.

Një raport që është vënë në provë në disa raste, ku nuk kanë munguar shkëndijat si në Monza, Singapor apo Soçi, për të shpërthyer me incidentin e shëmtuar të ndodhur të dielën në Interlagos. Në Brazil të dy pilotët i treguan muskujt njëri-tjetrit, ndonëse po garohej për pozicionin e katërt e jo të parin.

DINAMIKA E AKSIDENTIT 

Lëklerk arriti ta parakalojë 5 herë kampionin e botës në kthesën e parë, pas një manovre mjaft të bukur. Ndërsa gjermani tentoi kundërparakalimin në pjesën e drejtë të shpejtësisë drejt kthesës numër 4.

Aty ndodhi edhe kontakti që solli edhe dëmtimin e dy “kokëkuqeve”, të cilat për rrjedhojë u tërhoqën edhe nga gara, duke u parkuar në pjesën e barit. Një dinamikë e vështirë për t’u interpretuar, por nga pamjet duket se Sebastian Fetel ia ka mbyllur pak më shumë se duhet hapësirën kolegut Lëklerk.

SHPËRTHIMI NË RADIO 

Reagimet e dy pilotëve në radio pas aksidentit ishin të ndryshme, ku më i ashpër u shfaq gjermani: “Kam një dëmtim, çfarë dreqin po bën Lëklerk?! Më vjen keq! Kam një dëmtim të gomës! A ishte e nevojshme e gjithë kjo?! Çfarë budallallëku. Mbaroi, nuk arrij dot më ta drejtoj makinën.

Bravo, punë e bukur…”, deklaroi në radio Sebastian Fetel. Ndërsa djaloshi nga Montekarlo menjëherë ngriti dorën lart dhe u shpreh: “O Zot i madh. Çfarë dreqin ndodhi…”, tha 22-vjeçari. Për këtë situatë, reagoi pas garës edhe Matia Binoto. Shefi i Ferrarit ua “tërhoqi veshin” të dy pilotëve duke u shprehur se sjellja e tyre dëmtoi mbi të gjitha skuadrën. Kujtojmë se skuderia italiane u kishte dhënë liri pilotëve për të garuar si të barabartë ndërmjet tyre në Çmimin e Madh të Brazilit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"