VIDEO/ I mjafton vetëm 1 minutë, sulmuesi shqiptar i shënon Olimpiakosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 23:18

VIDEO/ I mjafton vetëm 1 minutë, sulmuesi shqiptar i shënon Olimpiakosit

Sulmuesi shqiptar, Shkëlqim Demhasaj, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Olimpiakosit e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, ku skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3.

demhasaj

22-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 81-të, ndërsa vetëm 1 minutë i ka mjaftuar për të shënuar golin e nderit për skuadrën zvicerane.

Në sezonin e kaluar shqiptari shënoi 6 gola, teksa shpreson që këtë sezon të ri, ta gjejë më shpesh rrugën e rrjetës. Së fundmi për Demhasajn ka pasur interes edhe nga Kombëtarja shqiptare, teksa synohet që 22-vjeçari të vishet kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"